Qytetërim

Jetojnë të dy në një pallat, Egla: U shkëmbeva me Luizin në ashensor, e pashë me biberon në gojë

Egla dhe Luizi jetojnë në të njëjtin pallat, edhe pse duket se nuk kanë ndonjë raport miqësor mes tyre

E.K
Jetojnë të dy në një pallat, Egla: U shkëmbeva me
Luiz ejlli dhe egla ceno

TIRANË- Egla Ceno e ftuar në “Top Arena”, gjatë një interviste me Erjola Doçin ka treguar se jeton në një pallat me Luiz Ejllin dhe këtë e ka zbuluar vetëm disa ditë më parë, kur u shkëmbyen në ashensor.

Erjola Doçi: Kam dëgjuar që jeton, në një pallat, në një lagje me Luiz Ejllin.

Egla Ceno: E kisha dëgjuar dhe unë. Para dy-tre ditësh u shkëmbeva në ashensor, unë po hipja ai po ngjitej me një biberon në gojë. I thashë po ti këtu? Më tha kam shtëpinë këtu.

Erjola Doçi: Nuk të la biberoni dhe në Big dhe jashtë Bigu-t, të ndjek Egla.

Egla Ceno: Po sepse ai është bërë baba.

Erjola Doçi: E ke vizituar?

Egla Ceno: Jo unë e mora vesh aty, kur u shkëmbyem. Më kishin thënë ata të lagjes që kemi Luizin, por e kam parë vërtet para dy ditësh në ashensor dhe i kam thënë mirëserdhe në lagje. Unë e kam thënë edhe gjatë Big-ut që kem i një lagje të mrekullueshme, një komunitet që bëhemi bashkë, kujdesemi për njëri-tjetrin etj.

Poll

MOS HUMB