
Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 55-të me një festë tematike të frymëzuar nga seriali i Netflix, ”Bridgerton“. Edhe dekori, edhe veshjet e të ftuarve dhe yllit ishin frymëzuar nga vitet 1800, siç tregohet në serial, madje jashtë vilës ishte parkuar edhe një karrocë me kuaj.


Nga fotot dhe videot që Lopez ka postuar në Instagram, ndjekësit e saj kanë vënë re mungesën e Ben Affleck.
View this post on Instagram
Sipas People, në festën e ditëlindjes aktori dhe bashkëshorti i këngëtares, Ben Affleck nuk është paraqitur në festë. Madje, Affleck mungoi edhe gjatë drekës së ditëlindjes së Jennifer Lopez, ai u fotografua nga paparacët duke bërë disa punë në shtëpinë e tij.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht mbi martesën e tyre, një burim i brendshëm i tha së fundmi 'Page Six' se ajo ka "mbaruar prej muajsh".
Thashethemet për krizë filluan të vërtiteshin në maj pasi aktorja mori pjesë në Met Gala vetëm, pavarësisht se ishte një nga bashkëkryesueset e eventit.
Lopez gjatë daljeve të saj në publik është fografuar pa unazë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Affleck. Çifti, gjithashtu, e festoi 2 vjetorin e martesës së tyre të ndarë. /ZËRI/