Qytetërim

‘Jam strateg në ato lloj situatash’/ Stresi flet për herë të parë për momentin me Jozin

Reperi shtoi se pas një bisede private, të dy kanë vendosur ta mbyllin kapitullin mes tyre dhe të mos e zgjatin më historinë.

f.g
‘Jam strateg në ato lloj situatash’/ Stresi flet për
Stresi

KOSOVE- Reperi Stresi ka folur së fundmi për takimin e shumëpërfolur me Jozin, i cili bëri xhiron e rrjeteve, duke sqaruar se situata mes tyre mund të kishte degjeneruar, por u menaxhua me qetësi dhe maturi.

Në një intervistë për “Prive”, ai tregoi se të dy ndodheshin në të njëjtin koncert dhe më pas janë rastisur sërish në lagjen ku banon Jozi.

“Ne kemi qenë mirë në përgjithësi, thjesht kemi pasur disa keqkuptime mes nesh. Ndaluam aty afër për të pirë diçka dhe u takuam rastësisht, nuk ishte e planifikuar,” – tha Stresi.

Sipas tij, momenti mund të kishte përfunduar në përplasje, por fatmirësisht u shmang çdo incident.
“Shyqyr Zotit që nuk ndodhi asgjë, sepse në situata të tilla duhet me qenë strateg, me ditë si të flasësh e si ta qetësosh gjendjen. Ishte një grup i madh njerëzish dhe duhej menaxhuar me kujdes,” – u shpreh ai.

Reperi shtoi se pas një bisede private, të dy kanë vendosur ta mbyllin kapitullin mes tyre dhe të mos e zgjatin më historinë.
“Foluam vetëm dhe e lamë atë muhabet aty ku ishte. Nga diçka që mund të merrte përmasa të mëdha, arritëm ta shuajmë. Jam tip që mendoj para se të veproj, s’më sheh dot më në situata si ato që dikur ua bënim të tjerëve,” – tha ai, duke lënë të kuptohet se këtë herë ka zgjedhur arsyen në vend të konfliktit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB