Qytetërim

Italia në zi për Totò Schillacin, ikona e kombëtares i dorëzohet përballjes me kancerin në moshën 59-vjeçare

Një nga ikonat e futbollit italian, Totò Schillaci, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare

E.K
Italia në zi për Totò Schillacin, ikona e kombëtares i
Totò Schillaci

ITALI- Futbolli dhe Italia mbajnë zi për Salvatore Totò Schillaci. Ish-futbollisti ka ndërruar jetë në spitalin Civic në Palermo ku ishte shtruar prej disa ditësh. Ai ka humbur jetën si pasojë e kancerit në zorrën e trashë, për mposhtjen e të cilit kishte kryer dy ndërhyrje kirurgjikale.

Ai la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole. Lamtumira e fundit sipas mediave italiane, pritet që t’i jepet nga stadiumi Renzo Barbera në Palermo.

Totò Schillaci e nisi karrierën e tij te qyteti i lindjes, Palermo, ndërsa më pas kaloi tek Interi e Juventusi. Toto luajti në total në 120 ndeshje në Serie A, ku realizoi 37 gola, 105 ndeshje në Serie B me 39 gola të realizuar.

Megjithatë, ai u bë i famshëm me kombëtaren italiane në Botërorin e vitit 1990, ku u shpall lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë me 6 gola edhe pse Italia u eliminua në gjysmëfinale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB