Qytetërim

Interi kërkon yllin e Lilës

Kanadezi është nën vëzhgim nga shumë klube të mëdha si Barcelona, Liverpuli, Çelsi, Bajerni dhe Reali i Madridit.

Redaksia Zëri
Interi kërkon yllin e Lilës
Xhonatan Dejvid Dejvidi

ITALI- Interi, mes një thuajse finaleje për kampionatin italian me Lacion dhe finales së Ligës së Kampioneve, nuk humbet nga vëmendja përforcimet e vitit të ardhshëm.

Bluzinjtë kanë hyrë në garë për sulmuesin kanadez me “parametër zero” Xhonatan Dejvid Dejvidi ka konfirmuar largimin nga Lila me një mesazh emocionues në Instagram, duke mbyllur pesë sezone të suksesshme me klubin francez. Kontrata e tij skadon më 30 qershor, atëherë sulmuesi kanadez është i lirë të zgjedhë destinacionin e ri.

Interi ka kohë që e ndjek situatën e tij dhe ka dorëzuar një ofertë konkrete, ndonëse kërkesat e Dejvidit për pagë, rreth 5 milionë euro neto, janë të larta. Kanadezi është nën vëzhgim nga shumë klube të mëdha si Barcelona, Liverpuli, Çelsi, Bajerni dhe Reali i Madridit.

Megjithatë, strategjia e Interit nën drejtimin e "Oaktree" është e qartë: investime te lojtarë të rinj, të lirë, por pa paguar komisione për agjentët. Kjo mund të bëjë diferencën në negociatat për Dejvid, që në 174 ndeshje me Lilën ka shënuar 87 gola.

Ecuria e fundit e Interit në Europë, me dy finale të Ligës së Kampioneve në tri vitet e fundit, mund të luajë një rol vendimtar për ta bindur sulmuesin që të veshë fanellën zikaltër./ZËRI

Poll

MOS HUMB