
TIRANË- UEFA ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit me 44 mijë euro për ndeshjen Shqipëri-Poloni, që u luajt në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Por qeveria europiane ka pasur kritika edhe për menaxhimin jo të mirë.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës penalizoi institucionin shqiptar të futbollit me 30 mijë euro për hedhjen e fishekjzarreve, si dhe objekteve nga fansat. Në dy vitet e ardhshme, Shqipëria do të monitorohet dhe nëse të tilla incidente ndodhin, do të hyjë automatikisht në fuqi vendimi i UEFA-s për të mbyllur për 1 ndeshje tribunat jugore dhe veriore.
Federata u gjobit edhe me 14 mijë euro për bllokimin e rrugëve publike.
UEFA i ka dhënë edhe 4 paralajmërime institucionit të futbollit në vend, për sjellje jo të mieë të ekipit, mosshfaqjen e sponsorëve, mospërmbyshjen e kushteve mjekësore, shpërndarjen e biletave dhe praninë e mediave të paautorizuara në fushë.
Ndërsa Federata Polake e Futbollit u penalizua me në total 20 mijë euro për sjelljet e papërshtatshme të tifozëve në stadiumin “Air Albania”. UEFA dënoi federatën rumune të futbollit me 40 mijë euro gjobë dhe 1 ndeshje pa tifozë për hedhje fishekjzaresh e objektesh, publikimin e banerit me natyrë politike “Kosova është Serbi” dhe sjellje raciste të fasnave, si edhe 12 mijë euro për bllokimin e kalimeve publike./Zëri.ai