Qytetërim

IA rendit personat me impakt në botë nga Ballkani, Shqipëria kryeson listën me 'Nënë Terezën'!

Kësaj liste nuk i mungon as bashkëshortja e Donald Trump, Melania, modelja nga Sllovenia.

F.I
IA rendit personat me impakt në botë nga Ballkani, Shqipëria
Rita Ora, Nënë Tereza dhe Melania Trump

SHBA- Inteligjenca Artificiale ka listuar njerëzit që kanë patur impakt më të lartë në botë, nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Listën e kryeson Shqipëria me humanisten dhe shenjtoren e mirënjohur Nënë Tereza, më pas vijnë shkrimtarë dhe shkencëtari i njohur botërisht, Nikola Tesla, Aleksandri i Madh dhe pas tij është e renditur Kosova me përfaqësuese, Rita Orën.

Gjithashtu, kësaj liste nuk i mungon as bashkëshortja e Donald Trump, Melania, modelja nga Sllovenia. Ka qenë këngëtarja Rita Ora, e cila ka ripostuar në rrjetet sociale renditjen e Inteligjencës Artificiale.

Personat më të famshëm nga secili shtet i Ballkanit sipas Inteligjencës Artificiale:

-Shqipëria – Nënë Tereza (Humaniste)

-Bosnja dhe Hercegovina – Ivo Andriq (Shkrimtar)

-Bullgaria – Hristo Stoiçkov (Futbollist)

-Kroacia – Nikola Tesla (Shkencëtar)

-Greqia – Aleksandri i Madh (Udhëheqës ushtarak)

-Kosova – Rita Ora (Këngëtare)

-Mali i Zi – Mirko Petroviç-Njegoš (Poet dhe sundimtar)

-Maqedonia e Veriut – Toše Proeski (Këngëtar)

-Rumania – Nadia Komaneçi (Gjimnaste)

-Serbia – Novak Gjokoviç (Tenist)

-Sllovenia – Melania Trump (Modele)

-Turqia – Ataturk (shtetformues)

IA rendit personat me impakt në botë nga Ballkani, Shqipëria
renditja
Poll

MOS HUMB