Qytetërim

"Shqipëria iu duk katastrofë", Fjodora tregon pse u nda nga i dashuri libanez

Fjora ka treguar se çfarë ndodhi me partnerin e mëparshëm, i cili ishte libanez, dhe nuk e kishte parë Shqipërinë si opsion për të jetuar.

E.K
"Shqipëria iu duk katastrofë", Fjodora tregon pse u nda nga
Fjodora Fjora

TIRANË- Moderatorja Fjodora Fjora, e cila prej vitesh nuk ka pasur një lidhje publike, ka folur së fundi për jetën e saj private. Nënë e një djali, të cilin ka vendosur që ta rrisë e vetme, një vit më parë pranoi se ishte në një marrëdhënie, e cila paska përfunduar shpejt.

E ftuar së fundmi në “Pardon My French”, Fjodora Fjora ka treguar se çfarë ndodhi me partnerin e mëparshëm, i cili ishte libanez, dhe nuk e kishte parë Shqipërinë si opsion për të jetuar.

“Iku, dy ishin mundësitë e kam thënë nuk ishte shqiptar. Ose do shkoja unë të jetoja në Libi por po flasim para dy vitesh ose do vinte ai të jetonte në Shqipëri. Të dyja vendet ishin katastrofë. E kam fjalën që për një libian që Shqipëria i dukej si Libia kështu që tha më mirë po rri në Libi”, ka treguar Fjora.

Gjithashtu moderatorja ka treguar më shumë detaje në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm dhe jo vetëm.

“Unë nuk kërkoj më fatin, e kam lënë fatin të më kërkojë mua. Që i raftë damllaja se nuk e gjeti rrugën që të vinte. Burrin e dua me mjekër, dua njerëzit fjalëpakë dhe punë shumë, i dua me sens humori dhe i dua që kur të më shohi mua t’i qeshin sytë. I dua edhe shumë seksi, të kuptohemi që kur vjen një moshë e caktuar nuk kënaqesh vetëm me pamjen.”

Poll

MOS HUMB