Qytetërim

Historike! Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë zyrtare në shkollat publike të New Yorkut

Më parë, përfshiheshin vetëm 10 gjuhë.

k.m.
Historike! Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë zyrtare në shkollat
Foto ilustruese

SHBA- Gjuha shqipe është shtuar zyrtarisht në listën e gjuhëve të përdorura për komunikim në shkollat ​​publike të qytetit të Nju Jorkut.

Kancelarja e Shkollave të Nju Jorkut, Melissa Avilés-Ramos, njoftoi se shqipja është tani një nga 13 gjuhët zyrtare të përdorura nga Departamenti i Arsimit për komunikimet në shkolla, së bashku me anglishten.

Më parë, përfshiheshin vetëm 10 gjuhë. Me këtë përditësim, janë shtuar tre gjuhë të reja, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Kjo do të thotë që të gjitha dokumentet zyrtare, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme që shkollat ​​u dërgojnë prindërve tani do të jenë të disponueshme edhe në shqip./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB