Qytetërim

Hisoria e tyre trazoi rrjetin, aktorja 55-vjeçare njofton shtatzëninë me 24-vjeçarin

Çifti përdori një klinikë fertiliteti për t’i ndihmuar në shtatzëni, duke kushtuar mbi 20,000 paund deri më tani.

f.t
Hisoria e tyre trazoi rrjetin, aktorja 55-vjeçare njofton
Alina Lozano dhe Jim Velásquez

KOLUMBI- Alina Lozano, 55 vjeç, u martua me influencuesin Jim Velásquez, 24 vjeç, në nëntor të vitit të kaluar. Dasma e tyre ngjalli një debat të madh në atë kohë, kryesisht për shkak të diferencës së tyre ekstreme në moshë megjithatë, Alina këmbënguli se marrëdhënia e tyre nuk bazohej në përfitime financiar.

“Me Xhimin kam lidhje sepse është një burrë i pavarur, sepse nuk jam “sugar mommy”, nuk e mbështes Xhimin, ai erdhi fillimisht me këtë model pune në internet dhe tashmë është duke fituar paratë e tij, ai gjithashtu punon si aktor profesionist; kështu që ne bëjmë një ekip të bukur në jetë dhe në dashuri”, tha Alina, sipas Bright Side.

Tani, dyshja të cilët kanë së bashku mbi një milion ndjekës në 'Instagram' kanë mahnitur fansat duke njoftuar lajmet e tyre familjare.

“Miq, ngjizja në mënyrë natyrale është e vështirë, por shkenca ka përparuar shumë dhe ne duam ta bëjmë këtë për gratë e të gjitha moshave që kanë një problem të mbeten shtatzënë ose kur i kalojnë të 50-at,” tha Alina, e cila jeton me bashkëshortin e saj në Kolumbi.

Çifti përdori një klinikë fertiliteti për t’i ndihmuar në shtatzëni, duke kushtuar mbi 20,000 paund deri më tani. E lindur në Kolumbi në vitin 1969, Alina është një aktore dhe skenariste e cila ishte e martuar me aktorin kuban Mijail Mulkay nga 2005-2008.

Poll

MOS HUMB