Qytetërim

“Hajde më puth njëçik”, shkrihen akujt mes Heidit dhe Romeos, puthje pasionante në shtrat: Më kishte marrë malli

Dy banorët kanë kaluar çaste romantike në krahët e njëri-tjetrit

E.K
“Hajde më puth njëçik”, shkrihen akujt mes Heidit
Romeo dhe Heidi

TIRANË- Pas disa javëve të mbushura me tension dhe inat mes tyre, Heidi dhe Romeo janë kthyer në krahët e njëri tjetrit, duke kaluar çaste romantike në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas disa sinjaleve që i kishin dhënë njëri tjetrit, është Heidi ajo që shkrin akujt e para duke i kërkuar Romeos puthje. Ndërsa Romeo i përgjigjet se e kishte marrë malli për të qenë bashkë.

Dy banorët, të cilët janë përfolur dhe për egon e tyre në lojë, për pak çaste duket se kanë lënë pas krahëve zënkat, duke vendosur ndjenjat në radhë të parë.

Mbetet të shihet nëse ata do të deklarohen sërish në një raport me njëri tjetrin, apo këto momente do t’i quajnë dobësi, dhe do të vazhdojnë përballë njëri tjetrit në garë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB