Qytetërim

VIDEO- Goditi me grusht arbitrin, reagon Erdogan: Pezullohet futbolli!

Erdogan dënoi dhunën dhe i uroi shërim të shpejtë arbitrit Meler.

f.t
VIDEO- Goditi me grusht arbitrin, reagon Erdogan: Pezullohet futbolli!
pamje nga vendngjarja

TURQI- Pas skandalit në Turqi në ndeshjen mes Ankaragucu dhe Rizespor, futbolli në Superligën turke është i pezulluar pa afat. Një përplasje fizike ndodhi mes presidentit të Ankaragucu, Fati Koca i cili u fut menjëherë në fushë duke goditur me grusht në fytyrë arbitrin, i cili u shemb në tokë. Gjyqtari u dërgua në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa nga ana tjetër, presidenti u ndalua nga forcat e rendit.

Vetë presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dënoi dhunën dhe i uroi shërim të shpejtë arbitrit Meler. Ndërkohë, pak orë më pas, presidenti i Federatës së Futbollit në Turqi deklaroi se sporti nuk ka lidhje me dhunën ndërsa konfirmoi se për momentin futbolli në Superligën turke është i pezulluar pa afat.

Cfare ndodhi?

Kujtojmë, skena të pakëndshme janë parë mbrëmjen e së hënës në Turqi, menjëherë pas ndeshjes mes Ankaragucu dhe Rizespor. Skuadra vendase kryesonte nga minuta e 14-të, kur Morutan i dha epërsinë Ankaragucu-s dhe vetëm katër minuta më parë goli i tyre u anulua pas asistimit të VAR-it. Megjithatë, ajo që pasoi nuk është parë prej kohësh në futbollin profesionist. Presidenti i vendasve, Baskani Faruk Koca, ka sulmuar kryearbitrin dhe e ka goditur me grusht në kokë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB