Qytetërim

Gladiator Xhaka e mbyll me betejat në fushën e blertë

Ai do të varë këpucët nga futbolli i luajtur. 30 ndeshje me kombëtaren shqiptare dhe 1 gol.

e.d
Gladiator Xhaka e mbyll me betejat në fushën e blertë
Foto Ilustruese

TIRANË- Taulant Xhaka, gladiatori i parambrojtjes së kombëtares kuqezi, balanca dhe shpërthimi me forcë dhe atletizëm, që merrte metrat nga mbrojtja drejt sulmit, e mbylli mes emocionesh me Bazelin e tij në kampionatin zviceran.

Ai do të varë këpucët nga futbolli i luajtur. 30 ndeshje me kombëtaren shqiptare dhe 1 gol. 317 ndeshje në kampionatin zviceran, 47 ndeshje në Kupë, 30 ndeshje në Ligën e dytë, 85 ndeshje në garat kontinentale për klube, mbyllin një karrierë të shkëlqyer me 479 ndeshje zyrtare për klube, me 12 gola dhe 31 asiste, në moshën 34-vjeçare. A mund të luante më? Pambarimisht, por Taulanti kuqezi është gladiator që parapëlqen të jetë në vijën e parë të mbrojtjes dhe sulmit, këtë sezon iu besua fusha vetëm 9 herë dhe kuptoi me mençuri se tërheqja me lavdi është lavdi e përjetshme.

Shpirti që i solli kombëtares kuqezi na rriti një nivel më lartë.

Poll

MOS HUMB