
PRISHTINË- Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikatil (Viktor Palokaj), është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri me dije se viktima është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen "Arbëria" në Prishtinë.
Rasti është ende duke u hetuar. Por nga Policia, ende nuk janë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes./ZËRI