Qytetërim

Futbollisti 13-vjeçar luan në ligë profesioniste

Zeri
Futbollisti 13-vjeçar luan në ligë profesioniste
Davian Kimbrough

SHBA- Është thyer rekordi i lojtarit më të ri në moshë, që ka luajtur ndonjëherë në një ligë profesioniste.

Davian Kimbrough është bërë futbollisti më i ri në moshë në historinë e futbollit dhe rekordi i tij do të jetë shumë vështirë që të thyhet.

Sulmuesi i ekipit të Sacramento Republic ka debutuar në moshën 13 vjeç, 7 muaj e 13 ditë.

Sacramento Republic luan në Divizionin e Parë në Futbollin Amerikan, që është liga e dytë për nga rëndësia në Amerikë pas MLS-së.

Kimbrough konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ai u aktivizua në ndeshje me kaq shumë rëndësi, kaq herët./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB