Qytetërim

Fundjava që kaluan të ndarë shton zërat për divorc mes Chiarës dhe Fedez

Chiara në mal dhe Fedez me qenin në shtëpinë e Donatella Versace, rikthehen zërat për një krizë mes çiftit pas problemeve që blogerja ka pasur me autoritetet në Itali

E.K
Fundjava që kaluan të ndarë shton zërat për divorc mes
Chiara dhe Fedez

ITALI- Fundjava që kaluan “të ndarë”, ka rikthyer në Itali zërat për një divorc mes Chiara Ferragni dhe Fedez. Influencuesja e kaloi fundjavën në mal me disa miq të saj, ndërsa bashkëshorti i saj mbetet në Milano.

Të gjitha të dokumentuara në rrjetet sociale, ku Chiara u dha mundësinë fansave të shihnin se si po kalonte, por mbajti një rezervë, atë të kufizimit të komenteve. Në Instagram, Ferragni-n e shohim në një kabinë në mal, në një “vend të veçantë”, ku ajo po argëtohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Nga ana tjetër, Fedez, sërish përmes Instagramit ka folur për darkën e tij me qenin e familjes, Paloma, në shtëpinë e Donatella Versace në Milano. Duke treguar me qejf se Paloma “hëngri pjatën” e stilistes së famshëm, duke i shkaktuar atij një siklet të rëndë. Reperi, ndryshe nga bashkëshortja e tij, nuk i ka kufizuar komentet. Dhe kështu njerëzit e mediave sociale shfrytëzuan profilin e tij për të vazhduar komentet për Pandoro-gate (dhe më gjerë).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Pavarësisht zemërimit social që vazhdon të bjerë mbi Ferragnez, fundjava e “ndara” e Chiara dhe Federico ka rindezur zërat se dyshja janë në krizë, gjë që u mohua ditë më parë nga përfaqësuesit e Chiaras.

Poll

MOS HUMB