
TIRANË-Moderatorja Einxhel Shkira ka një periudhë të gjatë e shkëputur nga televizioni, por së fundmi ka treguar planet e saj se kur do të rikthehet. Einxhel e ftuar në “Cherry on Top” tregoi për ftesën që i është bërë për të qenë opinioniste e Big Brother Vip, por e kishte të pamundur për shkak të ardhjes në jetë të djalit të saj, por la mundësinë hapur për vitin e ardhshëm.
Ajo ka treguar se ka marrë një ftesë për të qenë opinioniste e sezonit të dytë të Big Brother Vip, por e ka refuzuar për shkak të djalit të saj. Më tej Einxhel ka lënë të hapur mundësinë për sezonin e ardhshëm duke u shprehur se opinionisti Arbër Hajdari ka nevojë për pushim.
Bora: A ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinionioste e sezonit të dytë të BBV?
Einxhel: Po, por kisha shumë pak ditë që kisha sjellë Trevin ne jetë dhe nuk doja tja hiqja vetes mundësinë të përjetoja ditët e para të mëmësisë. Mu desh të zgjidhja lumturinë para karrierës
Bora: Do ta konsiderojë për BBV4?
Einxhel: Po, do më kishte pëlqyer, më shkon si format
Bora: Kë mund të zëvëndosh pastaj nuk e di
Einxhel: Arbrin, bëj shaka, ka tre vjet, të bëjë pak pushim.