Qytetërim

Ftesa mund të kushtojë 500 mijë $, rregulli i çuditshëm i Tyga dhe Blac Chyna

Nëse dikush nxjerr materiale nga pagëzimi, do të detyrohet t'i paguajë (ish) çiftit 500,000 dollarë.

k.m.
Ftesa mund të kushtojë 500 mijë $, rregulli i
Tyga dhe Blac Chyna

SHBA- Tyga dhe Blac Chyna kanë një plan! (Ish) çifti detyrojnë miqtë dhe familjen e tyre të nënshkruajnë një marrëveshje në mënyrë që të kenë shansin që të marrin pjesë në pagëzimin e djalit të tyre. Siç raporton Page Six, ish-çifti ka detyruar të gjithë të ftuarit të nënshkruajnë një marrëveshje konfidencialiteti, e cila siguron që në ditën e pagëzimit të mos ketë celularë, kamera dhe pajisje të tjera, në mënyrë që të mos publikohen foto dhe video.

Nëse ndonjë materiali rrjedh në mediat sociale ose në shtyp, i ftuari që "shkel" marrëveshjen detyrohet të paguajë një gjobë prej 500 mijë dollarë. Dokumenti do të nënshkruhet para ceremonisë fetare dhe gjithashtu i lejon ish-çiftit të "inspektojë dhe konfiskojë" të gjitha pajisjet inteligjente, duke përfshirë celularët, Apple watches dhe tabletët.

Pas një beteje të gjatë ligjore, ish-çifti tashmë kanë të përbashkët kujdestarinë ligjore dhe fizike të djalit të tyre King Cairo dhe të dy kanë të drejtë të marrin vendime për mirëqenien e përgjithshme, arsimin dhe shëndetin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB