
GJERMANI- Tifozët shqiptarë kanë nisur rrugëtimin e tyre nga sheshet e Dortmund ku po festonin, në drejtim të stadiumit. Mbi 50 mijë shqiptarë ndodhen në Gjermani për të mbështetur kuqezinjtë në udhëtimin e tyre në Euro 2024.
Sot zhvillohet dita e dytë e kampionatit europian të futbollit, ku të gjithë shqiptarët do të jenë me sytë nga Gjermania, për përballjen e mbrëmjes mes kombëtares kuqezi dhe Italisë.

Dy ndeshjet e tjera janë ato mes Hungarisë dhe Zvicrës, si dhe Kroacisë dhe Spanjës. Këto dy të fundit janë pjesë e grupit B, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Atmosfera në Dortmund duket fantastike, pasi rreth 50 mijë shqiptarë janë të pranishëm për të ndjekur kombëtaren. Festa në rrugë ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.
