Qytetërim

FOTOT- Pas stuhisë, Princ Leka feston 1-Qershorin me vajzën dhe partneren e re

Imazhet janë shkrepur nga fotografja që i ka marrë zemrën Princit, Blerta Celibashi.

E.K
FOTOT- Pas stuhisë, Princ Leka feston 1-Qershorin me vajzën dhe
Princ Leka dhe vajza e tij

TIRANË- Pas disa muajve të vështirë, deri në zyrtarizimin e divorcit me Elian, tashmë Princ Leka nuk e fsheh më lidhjen e tij të dashurisë. Teksa ka postuar disa foto me vajzën e tij, me rastin e 1-Qershorit, Leka i ka bërë tag partneres së tij të re, e cila është edhe fotografe.

“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”, shkruan Leka në postimin e tij.

Pas divorcit të bujshëm me Elia Zaharian, Princ Leka ka nisur romancën dhe bashkëjeton me fotografen e tij, Blerta Celibashi, e cila është disa vite më e vogël se ai.

Nga ana tjetër me vendim gjykate ai ka të drejtën që të takojë çdo javë vajzën, ndërsa i ka lidhur asaj edhe një mbështetje të konsiderueshme financiare.

FOTOT- Pas stuhisë, Princ Leka feston 1-Qershorin me vajzën dheFOTOT- Pas stuhisë, Princ Leka feston 1-Qershorin me vajzën dheFOTOT- Pas stuhisë, Princ Leka feston 1-Qershorin me vajzën dheFOTOT- Pas stuhisë, Princ Leka feston 1-Qershorin me vajzën dhe

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB