
TIRANË-Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Alban Hoxhën. Këngëtarja ka treguar se Albani humbi gruan e tij vetëm pak ditë pasi ajo solli në jetë djalin, të cilin sot e quan djalin e saj. Teksa bisedonte me banorët në Ferma VIP, rishtazi, ajo foli me plot dashuri për të birin e Albanit, Bekon, duke thënë se ai i ngjan shumë të ëmës së ndjerë.
“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë ëngjëlli që i shkëlqejnë sytë. I qeshin sytë. Do të dalim, do u ftojmë të gjithëve në shtëpi dhe do i njihni çunat e mi”, tregon këngëtarja.
Menjëherë njerëzit e komentuan për sjelljen e saj, duke e vlerësuar shumë këngëtaren.




Kjo nuk është hera e parë që Çiljeta fiton zemrat e njerëzve, në lidhje me prindërimin. Disa javë më parë, Çiljeta takoi Fernandon, djalin e saj dhe Bekon, djalin e Albanit. Ajo, mes lotësh dhe të qeshurash, përkëdheli, puthi, përqafoi dhe tregoi se të dy djemtë i do dhe i ka rritur njësoj, pa diferencuar. “Çunat e nënës së vet! Më kanë ardh’ çunat”, tha ajo para se të hiqte takat dhe të rendte për t’i takuar.
E përlotur dhe e prekur, këngëtarja shkoi drejt tyre dhe sjellja e Çiljetës bëri publikun që të vlerësonte dashurinë e saj pa kushte dhe të njëjtë për Fernandon dhe Bekon. Qindra komente vërshuan në rrjetet sociale, ku shpreheshin se Çiljeta është një shembull për të gjitha nënat dhe tregon se nuk duhet të jesh nëna biologjike e një fëmije, për ta rritur atë me dashuri dhe përkujdesje.
Partnerja e futbollistit u nda nga jetë pas lindjes së djalit, Beko. Djali i tyre nuk mundi të njihte nënën e tij, por këngëtarja është kujdesur që të mos e ndajë atë nga djali i saj, Fernando duke i trajtuar e rritur të dy me dashuri. Marrëdhënia e portierit të Partizanit Alban Hoxha dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga u zyrtarizua në vjeshtën e 2018-ës.