Qytetërim

FOTO/ U dhunua brutalisht nga persona të maskuar, Sin Boy publikon foto nga spitali

Ditën e sotme Sin Boy ka publikuar një foto në Instagram duke marrë serum, ku vërteton fjalët e motrës së tij.

a.l
FOTO/ U dhunua brutalisht nga persona të maskuar, Sin Boy publikon foto nga
Sin Boy

GREQI- Reperi i njohur Sin Boy ndodhet ende në spital ku po merr mjekime, pasi pak ditë më parë ra pre e një sulmi brutal nga persona të panjohur në një berberhane.  

E gjithë skena u filmua nga "LIVE" në Tik Tok që reperi kishte hapur teksa lyente flokët, ku tre persona të maskuar e grushtojnë dhe e dhunojnë pa mëshirë me karrige. Lidhur me incidentin dhe gjendjen e tij shëndetësore ka reaguar motra e tij, e cila shprehet se reperi ndodhet ende në spital pasi ka marrë plagë në kokë. Ajo gjithashtu ka sqaruar edhe aludimet në rrjet se e gjithë skena ishte e stisur nga vetë reperi. Ditën e sotme Sin Boy ka publikuar një foto në Instagram duke marrë serum, ku vërteton fjalët e motrës së tij.

“Sapo dola nga ICU pas sulmit. Gjithçka shkoi mirë, faleminderit për urimet tuaja”.

FOTO/ U dhunua brutalisht nga persona të maskuar, Sin Boy publikon foto nga
postimi

Sapo përfundon dhuna, sulmuesit largohen, ndërsa Sin Boy ngrihet dhe rregullon flokët./ZËRI

Poll

MOS HUMB