
Adis Patushi dhe Fifi
TIRANË- Këngëtarja nga Kosova Filloreta Raçi të cilën të gjithë e njohin me emrin Fifi feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, artistja ka marrë urimet më të përzemërta nga familja, miqtë dhe fansat.
Por ai që ra më shumë në sy është dedikimi emocionues që ka bërë Adisi. Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar një foto së bashku me djalin e tyre me mbishkrimin: “Faleminderit që ma kënaqe jetën! Të dua! Edhe 100!"

Postimi
Fifi dhe Adisi u lidhën në vitin 2022, ndërsa një vit më vonë këngëtarja u bë nënë për herë të parë./ZËRI
Poll