
SHBA- Nick Cannon dhe Abby De La Rosa sapo zbuluan se Zillion, djali i tyre 2-vjeçar, është diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit. Sipas mediave të huaja, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, më 2 Prill, çifti jo-monogam zbuloi në Instagram se djali i tyre ishte pjesë e spektrit ASD.
“Sot familja jonë njeh Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, e cila është me kuptimit për ne, sepse 2-vjeçari ynë i mrekullueshëm, Zillion, u diagnostikua së fundmi me ASD. Djali ynë i bukur përjeton jetën në 4D dhe na mëson diçka të re çdo ditë!,”- shkruan ata në një postim të përbashkët në platformë.
POSTIMI I REPERIT:
View this post on Instagram
Përveç fëmijëve të tij me De La Rosa, prezantuesi i America's Got Talent ndan gjithashtu binjakë, Maroken dhe Monroe, me ish-bashkëshorten dhe këngëtaren e tij, Mariah Carey. Ai gjithashtu ka mirëpritur Rise Messiah, Powerful Queen dhe Golden Sagon me modelen Brittany Bell. Ai ka mirëpritur gjithashtu Legendary Love me yllin e Selling Sunset Bre Tiesi dhe Onyx me LaNisha Cole. Jo vetëm kaq, por ai ndan Halo Marie me Alyssa Scott, me të cilin ndau djalin Zen, i cili vdiq nga kanceri i trurit si foshnjë./ZËRI