
TIRANË- Gazetari, Drini Zeqo ka rrëfyer mes emocionesh dhe lotësh ndarjen nga jeta të babait t treguaë tij. Ai kar momentet kur i ati ishte i shtruar në gjendje kome tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ai i fliste gjithomonë me shpresën se një mrekulli do të ndodhte. Ndërsa shton se besonte se ai do të kthehej.
Drini Zeqo: Djemtë babain e shohin si shembull. Kur ndahet nga jeta e ndjen që nuk fluturon njësoj, të këputen krahët. Por në momentin që babi të ikën nga jeta në mënyrë të padrejtë. Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje, ishte në moshë të re. Unë isha në punë, ka qenë shumë shokuese. Më merr dikush nga kolegët dhe më thotë babin e kemi dërguar në spital. Shkoj në QSUT dhe ai ishte pa ndjenja. Kujtuam se i kishte pushuar zemra në atë moment. Por më pas analizat e nxorën që kishte pësuar hemorragji. Qëndroi tre ditë në koma, më dukej se do kthehej. Por ai s’u kthye kurrë. I flisja gjatë kohës që ishte në koma, ndërsa atij i rridhnin lotët, e kuptova që më dëgjonte. Pyeta mjekun dhe më tha që kjo nuk ndodh. Nuk doja që të ikte. Ikja babait më bëri më të forte.
Më pas, Drini tregoi momentet e vështira që kaloi pas ndarjes nga jeta të babait dhe jetesa tashmë vetëm me mamin dhe motrën. Ai tregon se bashkë me nënën dhe motrën flinin në tokë pasi shtëpia që kishin marrë ishte e gjitha bosh dhe e kanë mobiluar vetë, avash avash. Ndër të tjera gazetari shprehet se ata jetonin vetëm me rrogën e nënës, por shton se vështirësistë ekonomike që ka kaluar e kanë bërë më të fortë. Rrëfimin e bëri në studion e “Se luan topi”.
Drini Zeqo: Ne flinim përtokë, ishte e vështirë. Të ardhurat tona ishin shumë të pakta, ishte vetëm rroga mamit. Që të shtoheshin duhet të nisja punë. Përveç që më jepte kënaqësi se po bëja punën që doja, ishte dhe se do të më sillte të ardhura. Shtëpia që jetonim ishte bosh dhe ne nisëm ta mobilonim vetë nga 0. Ishte shumë e bukur, do ta ribëja prapë në të njëjtën formë. Është një gjë që më ka sjellë kënaqësi./ZËRI