Qytetërim

Fitues i WBO/ Shqiptari Nelson Hysa vendos rekord, renditet i 11-ti në botë

Shkodrani triumfoi me KO që në raundin e parë, duke regjistruar fitoren e 18-të në karrierë në po kaq ndeshje.

f.t
Fitues i WBO/ Shqiptari Nelson Hysa vendos rekord, renditet i 11-ti në
Nelson Hysa

Nelson Hysa fitoi titullin europian WBO për peshat e rënda vetëm pak ditë më parë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs. Boksieri shkodran triumfoi me KO që në raundin e parë, duke regjistruar fitoren e 18-të në karrierë në po kaq ndeshje. Prej së cilave 16 me KO.

Fitorja e fundit e ka ngjitur 39-vjeçarin në një pozitë shumë komod në listën botërore të Federatës WBO, pikërisht në të 11-tin dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm për këtë sportist, por edhe për boksin shqiptar në tërësi.

Në peshën super të rënde, atë +91.17 kg ku superkampion i botës është ukrainasi Oleksandr Usyk, në vend të parë në renditje është britaniku Anthony Joshua, ndërsa në vend të dytë renditet britaniku tjetër Tyson Fury. Kinezi Zhilei Zhang në vendin e tretë./ZËRI

Poll

MOS HUMB