Qytetërim

Fituan titullin e 20-të në Seria A, tifozët e Interit festuan në Piazza Duomo

Festa e madhe pritet që të bëhet në fundjavë

E.K
Fituan titullin e 20-të në Seria A, tifozët e Interit festuan
Festa e tifozeve te Interit

ITALI- Pavarësisht motit të keq, që shty festën zyrtare të Interit, pas sigurimit të titulli kampion në Seria A, mijera tifozë kanë dalë në rrugët e Milanos mbrëmjen e djeshme, pas derbit të skuadrave vendase. Tifozët e Interit zbarkuan në Piazza Duomo për të festuar titullin e 20-të të skuadrës së tyre, atë që Interi fitoi në derbin ndaj Milanit me shifrat 1-2.

Sipas Shtabit të Policisë, ishin mbi 15 mijë tifozë të Interit që pushtuan sheshin kryesor të Milanos, duke kënduar, festuar e brohoritur për këtë sukses historik që do të mbahet mend gjatë për arsye të fitimit të saj në ditën e derbit. Shumë flamuj, tabela, pankarta me yllin e dyfishtë, tymuese e fishekzjarre kudo në sheshet e Milanos.

Një festë model nga tifozët zikaltër, pasi asnjë incident nuk u raportua nga policia vendase. Ndërkohë që festa e madhe pritet që të mbahet në fundjavë, ku të gjithë tifozët do të kenë mundësi që të shohin nga afër yjet e skuadrës, të cilët do të parakalojnë me një autobus të hapur. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB