
TIRANË- Këngëtarja Filloreta Rati, e njohur si Fifi, ka rrëfyer se ka më shumë se 1 vit që nuk flet me mikun e saj, Flori Mumajesin. Në një rrëfim që ka bërë për emisionin "Canape", Fifi tregoi se dyshon që dikush tjetër i ka folur keq për të, e Florit i ka mbetur hatri. Megjithatë shtoi se këto janë gjëra që ndodhin mes kolegëve.
"Flor Mumajesi ka ardhur në jetën time kur ishte ajo periudha para se të dobësohesha. Ka qenë një mentor shumë i mirë nga ana muzikore. Më vjen keq që nuk po sjell më këngë. Unë veç e di që me dalë në skenë ai prapë, ne do ulemi diku dhe do qajmë. Kam 1 vit që nuk kam fol me të. Nuk e di pse nuk kam folur, e them për herë të parë. Kam 1 vit që i shkruaj s'më ka kthyer përgjigje. Garant ka shkuar ndonjë i ka folur për mua dhe i ka mbetur hatri. Ndodh!,"-tregon Fifi.
MOMENTI ME VIDEO: