ITALI- Balerina e njohur Klaudia Pepa po kalon një periudhë jo fort të mirë shëndetësore. Ajo ka njoftuar fansat dhe ndjekësit se për shkak të një incidenti me këmbën nuk do të mund të përformojë në Teatrin Olimpik në Romë. Koreografja ka publikuar një foto nga takimi me mjekun ku thotë se ka pësuar një ndrydhje në kavilje, megjithatë nuk do të mungojë në "show".
“Gjëra që ndodhin por ecim përpara edhe me kaviljen e ndrydhur. Po ju tregoj si kanë shkuar këto ditë për mua në turne me Open. Nga sot në mbrëmje deri në datë 3 Mars jemi në Romë në Teatro Olimpico. Gjithsesi jam prezente në "shoë" edhe pse në më pak koreografi për shkak te pamundësisë për të kërcyer në maksimum dhe për të mos ta forcuar kaviljen", shkruan ajo.
Balerina dhe koreografja shqiptare prej disa vitesh është shpërngulur në Itali ku vazhdon karrierën e saj. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe detaje nga jeta personale./ ZËRI