Qytetërim

EURO 2024/ Babai i Yamal: Djali im “bekoi” Messin, për mua Lamin është më i miri

Babai i Yamal ka deklaruar se ndoshta djali i tij ka qenë ai që e ka bekuar Messin dhe jo e anasjellta!

k.m.
EURO 2024/ Babai i Yamal: Djali im “bekoi” Messin, për mua
Lamine Jamal dhe Lionel Messi

SPANJË- Munir Yamal tenton të bëhet modeli i babait tipik të një futbollisti, i cili përpiqet që të marrë pak nga shkëlqimi i djalit të tij. Mesa duket, Lamine Yamal dhe Lionel Messi kanë shumë të përbashkëta; këmbën e majtë, magjinë e futbollit dhe Barcelonën.

Megjithatë, babai i Yamal ka deklaruar se ndoshta djali i tij ka qenë ai që e ka bekuar Messin dhe jo e anasjellta!

“Jam krenar për të gjithë fëmijët. E dija që djali im do të bëhej yll që në momentin që lindi. Çdo baba dëshiron më të mirën për djalin e tij dhe unë i uroj më të mirat në jetë. Shpresoj që ta fitojnë EURO-n dhe të bëhemi kampionë të gjithë bashkë. Fotoja me Messin është një tjetër rastësi e çmendur e jetës. Por ndoshta në fund, djali im ishte ai që e bekoi Messin dhe jo anasjelltas. Për mua ai është më i miri në gjithçka. Në futboll, në dashuri, si person. Për gjithçka. Është një bekim nga Zoti,”-tha babai i Jamal.

MOMENTI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB