Qytetërim

Ermal Meta vlerësohet në TV spanjoll, quhet “Shpirti i Shenjtë”

Konkurrentja Beatriz u shpreh se këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, së bashku me këngëtarët italianë Marco Mengoni dhe Mahmood përbëjnë "Trininë e Shenjtë"

D.XH
Ermal Meta vlerësohet në TV spanjoll, quhet “Shpirti i
Ermal Meta dhe këngëtari Mahmood

SPANJË - Gjatë episodit të kuizit spanjoll “El Cazador”, që u transmetua më 3 tetor në kanalin televiziv “La 1”, fotot e renditura për konkurrenten Beatriz ishin të tre këngëtarëve të njohur italianë.

Në TV, u shfaqën katër ikona të buzëqeshura të muzikës italiane. Ikona e muzikës Raffaella Carra, dukej së bashku me Ermal Metën, Marco Mengonin dhe Mahmood.

Prezantuesi Rodrigo Vazquez vuri në dukje kuartetin e pazakontë dhe iu drejtua konkurrentes: “E shoh që jeni shumë të përgatitur!”. Beatriz nuk ngurroi të përgjigjej: “Është Trinia ime e Shenjtë, me në krye Shën Raffaella Carra”. Prezantuesi shtoi: "Dhe të tjerët janë apostujt?".

Konkurrentja iu përgjigj: “Ai në mes është Zoti Marco Mengoni, në krah është Mahmood, që është djali, në anën tjetër Ermal Meta, që është Shpirti i Shenjtë. Kjo është Trinia e Shenjtë”.

Kuizi në televizionin spanjoll është një përshtatje nga një kuiz në një televizoion britanik, quajtur “The Chase”. Në këtë kuiz, çdo natë prezantohen katër konkurrentë të rinj.

Prezantuesi deklaroi se Beatriz prezantoi një fe të re në studio. Vasquez e përcaktoi kultin si "beatrizëm". Por, Beatrix korrigjoi prezantuesin dhe tha se do preferonte "Eurofanizëm", një term për të portretizuar talentet më të mira të Eurovision Song Contest. Deklarata menjëherë u bë virale./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB