Qytetërim

Erkand Qerimaj akuzon Elez Gjozaj: Bën turizëm me lekët e taksapaguesve.FSHP: Qesharake

Qerimaj shprehet se ka prova që e vërtetojnë këtë dhe se duhen zgjedhje të reja në FSHP pasi Gjoza shpërdoron lekët e taksapaguesve.

f.t
Erkand Qerimaj akuzon Elez Gjozaj: Bën turizëm me lekët e
Erkand Qerimaj dhe Elez Gjozaj

TIRANË- Erkand Qerimaj, peshëngritësi kuqezi, një ditë pasi u anëtarësua në Partinë Socialiste doli sot me akuza ndaj kreut të FSHP-së, Elez Gjozaj se po mban të fshehur raste me doping, ndërsa e akuzoi gjithashtu se po shpërdoron fondet e federatës për interesa personal. Qerimaj shprehet se ka prova që e vërtetojnë këtë dhe se duhen zgjedhje të reja në FSHP pasi Gjoza shpërdoron lekët e taksapaguesve.

"Skandali i fundit në Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një sportist që është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet për te mbrojtur Federatën. Mendimi im bazuar në prova është që urgjentisht Elez Gjoza te japi dorëheqjen e të bëhen zgjedhje të reja. Drejton Federatën që në Vitin 2013 dhe ka bere 3 Mandate me Shume Skandale. Fondi dhe Federata është për sportistët e trajnerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të Presidentit. Ku realizon turizëm me njerëzit e familjes me leket e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata Hajdut", shkruan Qerimaj në rrjetet sociale.

REAGIMI I FSHP

Federata Shqiptare e Peshëngritjes, me anë të një reagimi në rrjetet sociale hedh poshtë akuzat e Qerimajt duke për publike edhe dokumentet përkatëse:

Informojmë opinionin publik se ditën e sotme ka ndodhur një disinformim publik nga ana e një prej sportisteve tanë Z. Erkand Qerimaj. 

Në një postim në rrjete sociale sportisti Qerimaj shprehet se ka ndodhur një rast në sportin tonë pozitiv me DOPING dhe pretendimi i tij është që Federata e ka mbajtur të fshehur me motivacionin për mbrojtjen e Federatës dhe Presidentit. Ky është një pretendim absolutisht i pavërtetë dhe disinformues. Në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes nuk ka asnjë njoftim që një prej sportisteve tanë të jete kapur pozitiv me DOPING dhe federata ta këtë fshehur këtë rast. Përkundrazi federata ka një bisede zyrtare nëpërmjet emailit me OKAD( organizata kombëtare Antidoping) te cilës i drejtohemi dhe interesohemi nëse nga testimet e fundit mbajtur date 13.01.2024 me propozimin e federatës për testimin e 6 sportisteve pretendente ne Kampionatin Kombëtar për të rritur është  ndonjë  sportist i dyshuar Pozitiv ose Negativ , OKAD përgjigjet se sportistet e testuar mund të gjejnë rezultatet e testimeve në llogarinë e tyre në sistemin ADAMS. (Bashkangjitur emaili me OKAD)

Një tjetër pretendim i Qerimajt është qe Presidenti ka përvetësuar fonde nga grandi i federatës dhe se në aktivitetin e fundit Presidenti ka bere turizëm me familjen. Absolutisht një pretendim qesharak dhe i shpifur. (Bashkangjitur gjeni faturën me emrat e personave te akomoduar ne Sofie Bullgari , faturën nga federate Bullgare dhe vlerën e paguar kësaj federate).

Poll

MOS HUMB