
TIRANË- Këngëtarja Eneda Tarifa ka treguare mënyrën se si ka njohur të dashurin e saj, Gent Lasku. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi se janë takuar në një ambient të mbyllur, në klubin e një miku të Laskut. Aty ka nisur njohja dhe më pas me kontaktet e vazhdueshme, dyshja kanë krijuar një marrëdhënie.
Pjesë nga biseda:
Eneda Tarifa: Nuk do të them shumë sepse kam menduar ta ruaj për një moment tjetër…
Rudina Magjistari: Aq sa do ti.
Eneda Tarifa: Se nuk është vetëm Rudina që me thënë të drejtën e dua shumë dhe kam ardhur me shumë dashuri, por kemi një projekt tonin që dua që disa gjëra t’i ruaj për atje.
Rudina Magjistari: Shumë e kuptueshme.
Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…
Rudina Magjistari: Ku ishit, në një festë?
Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.
Rudina Magjistari: Ashensor?
Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klabin e një shoku tonë të përbashkët.
Rudina Magjistari: S’kishte njerëz të tjerë?
Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.
Rudina Magjistari: Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…
Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.