Qytetërim

Jason Derulo akuzohet për ngacmim seksual

Në dokumentet e gjykatës, Gibson thotë se Derulo i ofroi asaj një kontratë me labelin e tij Future History në gusht 2021, dhe ata filluan të punojnë së bashku atë nëntor. Megjithatë, ajo pretendon se këngëtari vazhdimisht i ka bërë presion që të shoqërohej me të dhe se ka pasur "kërkesa eksplicite për seks në këmbim të suksesit".

E.K
Jason Derulo akuzohet për ngacmim seksual
Jason Derulo dhe Emaza Gibson

SHBA- Ylli amerikan Jason Derulo është akuzuar për ngacmim seksual nga një kolege e tij, konkretisht Emaza Gibson. Ajo ka hapur një çështje gjyqësore ndaj tij. Sipas Gibson, ajo kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë diskografike të Derulos, por ajo u ndërpre pasi këngëtarja nuk kishte pranuar të kishte marrëdhënie seksuale me të.

Gibson tha për NBC News se ajo ka mbetur e "traumatizuar" nga përvoja. Derulo i ka mohuar pretendimet, duke i quajtur ato "plotësisht të rreme".

Emaza Gibson, paraqiti ankesën e saj kundër Derulos, të enjten në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke thënë se ai i premtoi "me qëllim" suksesin e saj dhe më pas ia mohoi mundësinë. Ajo pretendon ngacmime seksuale, shkelje të kontratës dhe frikësim dhe dhunë, mes ankesave të tjera.

“Kam ankth, jam e traumatizuar, jam përballur me situata pune çnjerëzore. Jam në këtë pikë ku jam kthyer në zero dhe nuk kam asgjë”, tha ajo.

Në dokumentet e gjykatës, Gibson thotë se Derulo i ofroi asaj një kontratë me labelin e tij Future History në gusht 2021, dhe ata filluan të punojnë së bashku atë nëntor. Megjithatë, ajo pretendon se këngëtari vazhdimisht i ka bërë presion që të shoqërohej me të dhe se ka pasur "kërkesa eksplicite për seks në këmbim të suksesit".

Në një rast, ai dyshohet se Derulo i ka kërkuar 25-vjeçares të merrte pjesë në një ritual seksual të quajtur "lëkurë dhie dhe luspa peshku", që përfshinte sakrifikimin e një dhie dhe marrjen e kokainës. Gibson pohon gjithashtu se asaj i ishin dhënë "sasi të mëdha alkooli në mënyrë të papërshtatshme".

Avokati i saj, Ron Zambrano, tha në një deklaratë se "sjellja e Derulos ndaj artistes së re ishte e neveritshme".

Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në Instagram , Derulo tha:

"Unë qëndroj kundër të gjitha formave të ngacmimit dhe mbetem i përkushtuar për të mbështetur njerëzit që ndjekin ëndrrat e tyre. Jam thellësisht i ofenduar nga këto akuza./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB