Qytetërim

Elvana lë pas historinë me Ervin Matën, 'hidhet në krahët' e biznesmenit

Pas historisë së saj me Ervin Matën, ku u bë pjesë dhe e dosjeve të prokurorisë, Elvana Gjata duket se ka nisur një romancë të re

F.m
Elvana lë pas historinë me Ervin Matën, 'hidhet në
Elvana Gjata, Elson Bajrakurtaj dhe Ervin Mata

TIRANË- Këngëtarja Elvana Gjata duket se ka vendosur të lërë pas historinë me Ervin Matën, të njohurin dhe si ‘boli i kokainës’, i cili tashmë është në kërkim nga drejtësia. Pamfleti shkruan se këngëtarja që shpeshherë përpiqet t’i ngjajë yllit të skenave botërore, Jennifer Lopez, është hedhur në krahët e një biznesmeni të ri në moshë, Elson Bajrakurtaj.

Elson Bajrakurtaj, me profesion inxhinier, është njohur për publikun shqiptar edhe për rolin e tij në filmin që ka si producent Ermal Mamaqin, “Dy gisht mjaltë”, ku dhe mund të jetë bërë njohja e tij më këngëtaren.

Pavarësisht se, nisur nga profili që ka krijuar Bajrakurtaj në Instagram, ku shfaqet herë në Zvicër me helikopter privat, herë mes kantiereve të ndërtimit në Londër ku dhe është zhvendosur prej vitesh e herë mes kuajve, shanset janë që me këngëtaren të jetë takuar edhe diku nëpër botë, në koncertet që bashkon shqiptarët dhe dashurinë e tyre për flamurin kuqezi.

Vëzhgimi i rrjeteve na mëson se Elsoni dhe Elvana ndiqen me njëri-tjetrin, por ajo që bën përshtypje është se inxhinieri, në promovimin e filmit “Dy gisht mjatë 2”, nuk e ka etiketuar këngëtaren. Ndoshta qëllimi i tij ka qenë që të mbajë larg sytë e publikut nga lidhja e tyre, por në këtë mënyrë ka rritur kuriozitetin e njerëzve që i ndjekin.

Me të njëjtën monedhë ia ka kthyer dhe këngëtarja, por ajo nuk ka harruar të falenderojë kompaninë e Bajrakurtajt, Elysium Construction, që siç duket është një nga sponsorët e filmit.

Për t’iu rikthyer jetës së inxhinierit…

Elson Bajrakurtaj nuk ngurron të reklamojë jetën e tij luksoze, mjetin me targa të personalizuara dhe njohjet me personazhë të shumtë publikë. Në njërën prej videove që ka postuar në Instagram, ai shihet edhe krah Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Elvana lë pas historinë me Ervin Matën, 'hidhet në
Elson Bajrakurtaj

Në një tjetër është duke dhënë intervistë për gazetarin amerikan, John Grogan, përmes të cilit ka reklamuar arritjet si inxhinier dhe në fushën e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Elvana lë pas historinë me Ervin Matën, 'hidhet në
Elson Bajrakurtaj

Elsoni shihet edhe krah trajnerit Sylvinho e futbollistëve kuqezi, një prej tyre Odise Roshi, por nuk mungojnë as takimet me Blerim Destanin dhe reperin Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy. Ai shkruan edhe opinione mbi ‘çelësin e të ardhmes’ në fushën e inxhinierisë, por pushimet preferon t’i kalojë në Shqipëri.

Elvana lë pas historinë me Ervin Matën, 'hidhet në
Elson Bajrakurtaj
Elvana lë pas historinë me Ervin Matën, 'hidhet në
Elson Bajrakurtaj

Pavarësisht dyshimeve, deri më tani, këngëtarja Elvana Gjata dhe djali me një karrierë që portretizohet e shkëlqyer, nuk kanë preferuar të konfirmojnë asgjë. Vërtetimi i kësaj romace, i mbetet kohës.

Elvana lë pas historinë me Ervin Matën, 'hidhet në
Elson Bajrakurtaj

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB