Qytetërim

Elon Musk flet si baba: Virusi Woke Culture 'vrau' djalin tim, u bë transgjinor

Në SHBA, personat transgjinorë përdorin termin "të vdekur" kur të tjerët i thërrasin me emrin që kishin përpara se të kalonin në tranzicion.

k.m.
Elon Musk flet si baba: Virusi Woke Culture 'vrau' djalin tim, u
Elon Musk dhe Vivian Jenna Wilson

SHBA- Elon Musk ka shfaqur hapur shqetësimin e tij si "baba" në një intervistë të fundit të dhënë për Jordan Peterson në "Daily Wire". Miliarderi tha se një nga fëmijët e tij kishte rënë pre nga i ashtuquajturi "virusi i kulturës së zgjimit (woke culture)", ndaj edhe kishte ndryshuar gjini. 20-vjeçarja Vivian Jenna Wilson nuk dëshiron të ketë asnjë marrëdhënie me babanë e saj, sidomos pasi Musk e cilësoi atë si një "komuniste që beson se çdokush që është i pasur është rrjedhimisht një person i keq".

Megjithatë, Elon Musk foli sërish për të dhe u shpreh se ajo që i ndodhi atij dhe familjes së tij ishte një ngjarje shumë e rëndë.

"Mashtruan një nga djemtë e mi të mëdhenj, Xavier,"-tha Musk duuke i përdorur emrin e mëparshëm djalit, që tashmë identifikohet si një vajzë.


Më pas, multimiliarderi shtoi: Djali im ka vdekur, u vra nga virusi i kulturës së zgjimit!

Në SHBA, personat transgjinorë përdorin termin "të vdekur" kur të tjerët i thërrasin me emrin që kishin përpara se të kalonin në tranzicion.

Si ndodhi ndryshimi i gjinisë?

Elon Musk flet si baba: Virusi Woke Culture 'vrau' djalin tim, u
Vivian Jenna Wilson

Në vitin 2022, Wilson ndryshoi ligjërisht gjininë në femër dhe emrin e saj nga Xavier në Vivian Jenna Wilson. Ajo njoftoi në autoritetet amerikane se nuk dëshiron që të ketë më asnjë lidhje me të atin, Elon Musk. Kërkesa u depozitua vetëm tre ditë pas ditëlindjes së saj të 18-të, megjithëse dokumentet e gjykatës u publikuan një ditë pas festës së babait. Ndryshe nga babai i saj, nëna e Vivian, Jenna, ishte mbështetëse e vajzës së saj.

Përveç çështjes së transgjinorëve, miliarderi e quajti vajzën e tij "komuniste" dhe fajësoi shkollën e mesme private të shtrenjtë për pikëpamjet e saj politike. Në librin e tij autobiografik, Elon Musk thotë se ndarja me vajzën e tij i kishte lënduar më shumë se çdo gjë në këtë jetë, madje dhe me shumë se vdekja e një prej fëmijëve të tij. Por marrëdhënien nuk e kishte rikuperuar dot, edhe pse kishte tentuar.

“Kam bërë shumë, por ajo nuk dëshiron të kalojë kohë me mua”.

Në 22 vitet e fundit, Musk ka sjellë në jetë 12 fëmijë me tre gra të ndryshme, autoren kanadez Justine wilson, muzikanten Grimes dhe punonjësen e tij, Shivon Zilis. Fëmija i tij më i vogël, me Zilis, lindi në vitin 2024./ZËRI

*woke=Woke është një zhargon politik që rrjedh nga anglishtja afrikano-amerikane (AAVE) që fillimisht do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor. Duke filluar në vitet 2010, "woke" përfshiu një ndërgjegjësim më të gjerë për pabarazitë sociale si padrejtësia racore, seksizmi dhe mohimi i të drejtave LGBT.

Poll

MOS HUMB