Qytetërim

Edlir Tetova me sytë nga Evropa, i vjen një dhuratë sulmi

Dje, tekniku i Egnatias e drejtoi menjëherë objektivin te Evropa.

Redaksia Zëri
Edlir Tetova me sytë nga Evropa, i vjen një dhuratë sulmi
Edlir Tetova

ELBASAN- Trajneri 42-vjeçar, ish-futbollisti i Teutës, Elbasanit, Kamzës, Besës dhe Partizanit, tani po udhëheq drejt ëndrrave të mëdha klubin rrogozhinas. Ai është paraqitur dhe certifikuar si trajneri më i mirë për nga sukseset i gjeneratës së re të trajnerëve shqiptarë.

120 ndeshje radhazi në drejtimin e rrogozhinasve, 56 fitore, 33 barazime, 31 humbje, 176 gola të shënuar dhe 119 të pësuar, me mesataren 1.68 pikë për ndeshje, ka sjellë në qytetin e vogël të Rrogozhinës 2 kampionate radhazi, 2 kupa të Republikës radhazi, 1 finale Lupe të humbur dhe 1 super Kupë.

Dje, tekniku i Egnatias e drejtoi menjëherë objektivin te Evropa.

"Po të marrim paraqitjet e një sezoni më parë, se me Vikingur nuk kam pishman se ishte ekip shumë i mirë se ne. Flas vetëm me Borac, se aty kam pishmane për ndeshjen e luajtur atje se kemi qenë si mall pa zot me atë që na ka ndodhur atje me dy të kuq. Por synimi im personal është të kaloj në tur në Champions", tha ai pasi ishte shpallur kampion.

Me rastin e titullit kampion, duket se presidenti Demrozi i ka mbushur një dëshirë vetjake trajnerit Tetova, që e ndjek edhe futbollin e Kosovës.

Lojtari që pritet t’i bashkohet kampionëve në fuqi, është sulmuesi bardhebluve të Dritës së Gjilanit, Kastriot Selmani. Ky i fundit pritet të mbyllë aventurën e tij me kampionët e Kosovës, për të nisur një të re tek kampionët e Shqipërisë. Selmani do të sjellë shumë grint në sulmin nga krahu i djathtë duke balancuar të njëjtin intesitet që nga e majta fut Zejnullai. Selmani ka shumë përvojë edhe në ndeshjet evropiane, më se 14 të tilla, 12 prej të cilave me aventurat e Dritës në 3 vitet e fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB