Bota

E tmerrshme në Brazil/ Burri vret influenceren e njohur, kufomën ia hedh jashtë shtëpisë së prindërve

Debora Michels, 30 vjeç, u gjet e hedhur në një trotuar të premten e 26 janarit. Policia beson se gruaja fatkeqe u vra nga burri i saj, Alexander Gunsch.

k.m.
E tmerrshme në Brazil/ Burri vret influenceren e njohur, kufomën ia
Debora Michels dhe Alexander Gunsch

BRAZIL- Nuk kanë fund femicideve që ndodhin në të gjithë botën. Këtë herë një influencuese e njohur fitnesi nga Brazili u vra nga burri i saj gjatë një debati, e më pas trupi i saj u hodh jashtë shtëpisë së prindërve të saj. Debora Michels, 30 vjeç, u gjet e hedhur në një trotuar të premten e 26 janarit. Policia beson se gruaja fatkeqe u vra nga burri i saj, Alexander Gunsch.

Fillimisht, ai e kapi nga fyti dhe më pas tregon se nuk mban mend më gjë se çfarë ka ndodhur. Kur u përmend u nis që ta dërgonte në spital, por kur e kuptoi se kishte vdekur, e hodhi në trotuar përballë shtëpisë së prindërve të saj.

E tmerrshme në Brazil/ Burri vret influenceren e njohur, kufomën ia
Debora Michels dhe Alexander Gunsch

Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur i dyshuari nxorri trupin e Debby-t nga makina e tij dhe e hodhi në trotuar.

Vëllai i saj i indinjuar dhe i shkatërruar nga humbja, foli për mediat lokale: Kjo situatë është e neveritshme. Ajo që kërkon familja jonë është drejtësia. Nuk mund ta lini mbetet pa u ndëshkuar.

Ai gjithashtu tregoi se Debby kohët e fundit kërkonte divorc.

Debby ishte e njohur në mediat sociale dhe kishte mijëra ndjekës që e ndiqnin për stërvitjet dhe këshillat e saj si trajnere personale. Fotot në rrjetet sociale tregojnë gjithashtu Debby-n dhe bashkëshortin e saj, shpesh në palestër së bashku, duke u ushtruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB