Qytetërim

E shoqëruar nga Princi William dhe djali i tyre George, Kate Middleton fotografohet në publik pas një muaji

Dalja publike e Kate vjen pasi familja mbretërore njoftoi se ajo është diagnostikuar me kancer në mars dhe që atëherë ka qëndruar kryesisht jashtë syrit të publikut.

I.F
E shoqëruar nga Princi William dhe djali i tyre George, Kate Middleton
Kate Middleton

LONDËR- Princesha Kate Middleton ka bërë daljen e saj të parë publike pas një muaji. Ajo është fotografuar pranë Princit William dhe Princit George duke ndjekur meshën në kishën Crathie në Balmoral.  

Kate, për daljen e saj publike kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë jeshile të shoqëruar me një kapele me pupla fazani, ndërsa William kishte veshur një kostum. Çifti u shfaq i qetë teksa u bashkuan me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për shërbimin.

E shoqëruar nga Princi William dhe djali i tyre George, Kate Middleton
Kate Middleton

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u fotografuan gjithashtu duke buzëqeshur së bashku duke shkuar drejt makinës. Monarku kishte veshur fundin e tij tradicional skocez, teksa Camilla u paraqit në një fustan blu.

E shoqëruar nga Princi William dhe djali i tyre George, Kate Middleton
Mbreti Carl 3 dhe Mbretëresha Camilla

Dalja publike e Kate vjen pasi familja mbretërore njoftoi se ajo është diagnostikuar me kancer në mars dhe që atëherë ka qëndruar kryesisht jashtë syrit të publikut.

Kate ka marrë pjesë në dy ngjarje publike që kur zbuloi betejat e saj shëndetësore. Ajo u paraqit në Trooping the Color në qershor dhe u prit me një ceremoni në finalen e meshkujve të Wimbledon në Korrik. /ZËRI

Poll

MOS HUMB