Qytetërim

E shkuar e harruar! Kejvina surprizon Luizin dhe Kiarën, fituesi i BB i përgjigjet me video

Kejvina dhe Luizi harrojnë shuplakën që u dha brenda në Big Brother

E.K
E shkuar e harruar! Kejvina surprizon Luizin dhe Kiarën, fituesi i BB i
Luizi, Kiara dhe Kejvina

TIRANË- Kejvina Kthella dhe çifti Kiara-Luiz kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre, pas përplasjeve që kishin teksa ndodheshin në Big Brother. Para disa ditësh, modelja u dërgoi atyre një mesazh të përzemërt për pritjen e ëmbël. Modelja dhe çifti që prej "Big Brother VIP" kanë pasur një raport me ulje-ngritje.

Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre.

Pasi i uroi publikisht, Kejvina u ka dërguar atyre një tufë të bukur me lule në formë ylli, të shoqëruar me një kartolinë, brenda së cilës shkruan:

“Urime për pritjen më të ëmbël mami Kiara dhe babi Lui. Bekime dhe të mira paçi gjithë jetën, nga Kejvina Kthella”.

Ndërkohë që ka lexuar mesazhin e Kejvinës, Luizi ka thënë:

“Unë e kam thënë që është vajzë e mirë. Të gjithë kemi nerva. Unë nuk kam pse ta them serish që unë e kam falur që kur isha brenda shtëpisë dhe sigurisht që e fal prap. I uroj asaj dhe familjes së saj festat dhe paçin jetë dhe shëndet. Faleminderit për gjithçka”.

Poll

MOS HUMB