
TIRANË- Ilnisa Agolli la shtëpinë mbrëmjen e djeshme pasi u eleminua në televotimin përballë Eglës dhe Meritonit. Largimi i saj ishte shumë i vështirë për të dhe Meritonin, por banorët e tjerë prisnin edhe largimin e moderatorit pasi ky i fundit kishte premtuar se do të dilte bashkë me të. Ilnisa i ka dhënë përgjigje qëndrimit të Meritonit në shtëpi në “Fan Club”.
"Kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke I thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë,"-u shpreh ajo.
Më tej ish-banorja tregoi edhe pengjet e eleminimit, ku foli dhe rreth marrëdhënies me Meritonin. Gazetarja u shpreh se tek ai kishte gjetur mbështetje në çdo lloj forme ndërsa pyetjes nëse i kishte takuar familjarët e tij, preferoi të mos i përgjigjej.
“Mënyra sesi Egla u kthye në një kryefjalë edhe lajmotiv në të gjithë këtë eksperiencë, më bën të heshtur dhe të mendoj se ndoshta… a është ky modeli i dashurisë dhe njerëzores? Kështu duhet të shkojmë drejt Evropës? Unë te Meritoni jam mbështetur në çdo lloj forme. Pa njëri-tjetrin nuk funksionon. Ai është një model që literalisht jam frymëzuar, më erdhi një vetëpërmbajtje, një vetëkontroll. Unë jam shumë rebele në mendim por u frymëzova me durimin që ma dha ai djalë që e njoha aty brenda”- u shpreh Ilnisa.
Meritoni dhe Egla u votuan nga publiku për t’u rikthyer në shtëpi, ndërsa gara përfundoi për Ilnisa Agollin. Të tre qëndruan disa ditë në Dhomën e Bardhë, pasi u skualifikuan nga loja. Por, me vendim të publikut, Meritoni dhe Egla kanë një mundësi të dytë në garën për çmimin e madh./ZËRI