
SHBA- Billy Ray Cyrus po përplaset ne distancë me vajzën e tij Miley Cyrus. Daily Mail ka publikuar një audio ku Billy dëgjohet të ofendojë në mënyrë skandaloze familjen e tij, duke nisur që nga ish-gruaja e deri tek vajza. Ai dëgjohet që ish-gruan e tij Firerose e quan budallaqe dhe egoiste. Ndërsa të bijën, Miley Cyrus e quan ‘djall’ dhe ‘të përdalë’.
Burime pranë artistes shprehen për Daily Mail se Miley ka ndërprerë çdo kontakt me të atin.
“Nuk ka asnjë justifikim, kurrë, që një baba ta quajë vajzën e tij të përdalë. Çdo ndjenjë respekti që Miley kishte për babanë e saj është zhdukur. Ai është i vdekur për të,” tha një burim i afërt me Miley-n për median.
Miley më parë ndaloi së foluri me Billy pasi ai bëri kërkesë për divorc nga nëna e saj, Tish Cyrus, në vitin 2022, pas 28 vitesh martesa.
“Sinqerisht, Miley nuk është e befasuar që këto fjalë dolën nga goja e tij,”-shtoi burimi i brendshëm.
Një burim tjetër tha: “Miley është çmendur, është e trishtuar. Miley është tepër e interesuar për atë që Billy Ray ka për të thënë për të, nënën ose vëllezërit e motrat e saj. Miley është një vajzë e pavarur dhe ajo refuzon të lejojë që babai i saj, apo ndonjë mashkull, t’i thyejë zemrën.
Ndërsa një burim i tretë pohoi: Billy po përpiqet të thotë se ajo që ai tha për Miley-n, duke e quajtur atë të përdalë, ishte jashtë kontekstit. Por Miley nuk pranon asgjë nga këto. Ajo nuk do të pranojë asnjë falje”.