
ZVICËR- Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Zvicrës. Lajmin e ka bërë vetë me dije, duke bërë një postim në rrjetet e tij sociale, tek e cila futbollisti nga Kosova njoftoi pensionimin e tij.
Shaqiri njihet si një prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares helvetike, ndërsa ka shënuar gola të shumtë dhe mjaft të rëndësishëm për Zvicrën.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet në Kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha që t’i them lamtumirë Kombëtares. Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit,”- shkroi Shaqiri në postimin e tij.
POSTIMI I SHAQIRIT:
View this post on Instagram
Shaqiri numëron 125 ndeshje me Zvicrën, në të cilat ka realizuar 32 gola./ZËRI