
TIRANË- Ndonëse tashmë një ish-konkurrente, Sara Gjordeni duket se i ndjek me përparësi dinamikat në shtëpinë e "Big Brother Vip". Ajo ka zgjedhur këtë herë të komentojë "dramën", Romeo-Heidi, dy banorët të cilët kanë vendosur ta vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në formatin e njohur. Në një postim në "Instastory", Sara thotë se i shikon dy banorët më interesantë në lojë, veçmas. Ndërsa shtoi se "karta" e çiftit nuk është në favor të tyre.
"Edhe Heidin dhe Romeon i kam mbështetur shumë herë pas here. Me çfarë kam dëshmuar dhe ndjerë vetë brenda në shtëpi, e them me bindje të plotë se ata janë banorë më interesantë VETËM. Kjo karta e çiftit dhe romancës përveçëse më shumë i penalizon sesa favorizon, po luhet me shumë zor. Kur s'bëhet, diçka, s'bëhet", tha ajo.

Sara Gjordeni është eliminuar nga shtëpia e "Big Brother Vip" dhe aktualisht po shijon romancën me artistin nga Kumanova, Bardhi Idrizin./ZËRI