Qytetërim

Dramë e re/ Luizi i përgjigjet Ermalit: Libri i tij u bë kaush për të shitur gështenja

Vitin e kaluar, Ermali botoi librin e tij, “Në garë me veten”, që sipas Luizit përdoret si kaush për gështenja

E.K
Dramë e re/ Luizi i përgjigjet Ermalit: Libri i tij u bë kaush
Luiz Ejlli dhe Ermal Mamaqi

TIRANË- Një dramë e re në showbizin shqiptare, ajo mes Ermal Mamaqit dhe Luiz Ejllit. Pak kohë më parë ishte Ermal Mamaqi, ai që foli në lidhje me filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe se si iu duk Luizi si aktor.

“Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent,” u përgjigj Ermali.

I ftuar të hënën në “Më lër të flas”, Luizi u pyet mbi komentin e Ermalit, dhe nuk e kurseu as ai përgjigjen thumbuese.

“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të bërë kaush, për të shitur gështenja", u shpreh Luizi. 

Vitin e kaluar, Ermali botoi librin e tij, “Në garë me veten”, që sipas Luizit tashmë përdoret për të mbështjellë gështenja… Presim kundërpërgjigje!

/ZËRI

Poll

MOS HUMB