Qytetërim

Doping në Itali, futbollisti i Monzës rezulton pozitiv

Papu Gomez rezultoi se ishte me doping, kur ka luajtur me Sevillën në La Liga. Ai dhe ish-bashkëlojtarë të tjerë thanë se ai kishte pirë disa ilaçe. Gjithsesi, ai u pezullua nga ndeshja e fundjavës kundër Romës.

D.XH
Doping në Itali, futbollisti i Monzës rezulton pozitiv
Papu Gomez

ITALI - Nuk ndalen skandalet në Seria A. Një lajm i keq vjen për mesfushorin e Monzas, Alejandro ‘Papu’ Gomez, i cili tani po përballet me një ndalim afatgjatë nga futbolli.

Lojtari argjentinas, i cili së fundmi u transferua nga Sevilla në Monza si lojtar i lirë, është pezulluar për doping për një periudhë prej 2 vitesh, raporton portali spanjoll i lajmeve Relevo.

Gomez thuhet se ka rezultuar pozitiv për doping në nëntor 2022, kur luante për Sevillën. Ish-bashkëlojtarë të tij kanë thënë se Gomes thjesht ishte me grip në një periudhë dhe piu disa ilaçe.

Sidoqoftë, si rezultat i dopingut, ish-lojtari i Atalantës nuk do të luajë kundër Romës në ndeshjen e kësaj fundjave./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB