Qytetërim

Doni të "eliminoni" dhjamin rreth barkut? Këto janë ushqimet që duhet të vendosni në pjatë

Yndyra viscerale, siç quhet dhjami i depozituar në zonën më të gjerë të barkut dhe që mbulon organet vitale, mund të rëndojë trupin tonë dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare, para së gjithash presionin e lartë të gjakut, diabet dhe apnea.

a.l
Doni të "eliminoni" dhjamin rreth barkut? Këto janë
Foto ilustruese

Përqendrimi i yndyrës në pjesë të caktuara të trupit mund të jetë më i madh se sa lejohet, që do të thotë jo vetëm shqetësim në jetën e përditshme, por edhe rritje rreziku i zhvillimit të sëmundjeve specifike, shkruajnë mediat e huaja. 

Yndyra viscerale, siç quhet dhjami i depozituar në zonën më të gjerë të barkut dhe që mbulon organet vitale, mund të rëndojë trupin tonë dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare, para së gjithash presionin e lartë të gjakut, diabet dhe apnea.

Zgjidhja bazë për djegien e dhjamit në zonën e barkut gjendet në dietën mesdhetare. Konkretisht, ushqimet që ndihmojnë trupin të heqë qafe yndyrën e tepërt janë këto:

-Frutat dhe perimet, në një sasi prej të paktën pesë porcionesh në ditë
-oriz kaf
-Tërshëra
-Bishtajoret
-Peshku i pasur me omega-3
-Jogurt me pak yndyrë
-Vaj ulliri

Marrja e ushqimeve të mësipërme në kombinim me proteinat, si mishi i bardhë apo qiqrat, na japin ndjesinë e ngopjes shumë më shpejt sesa nëse konsumonim ushqime të përpunuara me përmbajtje të lartë yndyre. Kështu, ne ngopemi më shpejt dhe e vëmë metabolizmin tonë në lëvizje.

Ndërsa rritemi, dhjami i barkut është gjithnjë e më i vështirë për t'u eliminuar nga trupi ynë, megjithatë një dietë e ekuilibruar që përfshin, ndër sa më sipër, bukë integrale, do ta ndihmojë trupin tonë të djegë atë që nuk ka nevojë.

Nëse, sigurisht, e kombinojmë këtë dietë me stërvitjen, duke reduktuar marrjen e sheqerit dhe kripës, atëherë së shpejti do t'i shohim rezultatet në rrobat tona./ZËRI

Poll

MOS HUMB