Qytetërim

‘Dhimbje koke’ për Sylvihno-n, Cikalleshi dëmtohet në kofshë

Sulmuesi i Kombëtares në diskutim për ndeshjen me Çekinë

E.K
‘Dhimbje koke’ për Sylvihno-n, Cikalleshi dëmtohet në
Cikalleshi gjate ndeshjeve me Kombetaren

KOMBËTARJA- Lajme të këqija për trajnerin Sylvinho, disa ditë para duelit me Republikën Çeke. Sokol Cikalleshi është dëmtuar në ndeshjen e fundit përballë Ankaraguçu.

Në deklaratën për shtyp nga klubi i Koniasporit, theksohet se pas ekzaminimeve që i janë bërë sulmuesit nga Kavaja, u konstatua një dëmtim i shkallës së dytë, në kofshën e djathtë.

Siç mësohet, rikuperimi i tij kërkon të paktën 2 apo 3 javë. Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë pjëse e kuqezinjve në duelin e rëndësishëm që Shqipëria ka ndaj Republikës Çeke, më 12 tetor, një ndeshje që mund të vendos kualifikimin në Europianin e 2024.

Poll

MOS HUMB