
SPANJË- Disa pamje shqetësuese janë përhapur në rrjet, duke ngritur pikëpyetje të mëdha nëse duhet që të vazhdojnë akoma ‘ndeshjet’ me dema.
Pamjet janë ndarë nga organizata jofitimprurëse “People for Ethical Treatment of Animals (PETA)”. Ato tregojnë një dem që shfaqet “i shqetësuar”, ndërsa vendasit e tërheqin atë në një rrugë në Valencia.
Demi duket se ka një dru në brirët e tij, të cilit i është vënë flaka.
Një dem me brirë me flakë njihet si ‘toro embolado’e, kjo është një pamje që mund të shihet në shumë qytete spanjolle gjatë ngjarjeve të vrapimit me dema.
Në pamje duket qartë torturimi që i bëhet demit, teksa ai tërhiqet nga bishti dhe stërmundohet që të largojë kafshët.
Shumë shoqata të mbrojtjes së kafshëve janë ankuar në lidhje me keqtrajtimin e demit./Zëri