
KOSOVË- Përplasja mes Fjolla Morinës dhe ish-partnerit të saj ka vijuar. Nga distanca ish-çifti nuk kanë ndaluar akuzat ndaj njëri-tjetrit. Dyshja ngritën aludimet për një ribashkim mes tyre, pasi Fisnik Syla postoi një video ku shfaqej së bashku më këngëtaren Fjolla Morina. Por Së Fjolla vendosi pikat mbi 'i' pas publikimit të fotos krah partnerit të ri. Ish-bashkëshorti Fisnik Syla ka deklaruar në një intervistë për mediat se këngëtarja po e vuan akoma ndarjen e tyre dhe ka rënë sërish në depresion. Nga ana tjetër Fjolla Morina e ka quajtur atë “kriminel”.
“Ju mediat që merreni me një kriminel, e e thirrni nëpër emisione sojin e tij”, u shpreh këngëtarja.

Para pak kohësh, Fjolla Morina, në gjendje të rëndë psikologjike, akuzonte ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën se ishte ai personi që i kishte futur armën në çantë teksa kalonin kufirin e Morinës. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin. Pas deklaratave të saj të forta, ofendimeve, akuzave në rrjete sociale ndaj figurave publike, shpesh dhe veprimeve të pakontrolluara, Fjolla u shtrua në spital në mënyrë që gjendja e saj shëndetësore të mbahej nën kontroll./ZËRI